Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt jenit. Ai ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 108.24 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, ra me 0.1 për qind, në 97.42. DXY.
Monedha e përbashkët, euro avancoi kundrejt dollarit dhe u këmbye me 1.1230 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik u këmbye me 1.2512 dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 3 janarit të këtij viti.
Dollari australian ra në nivelin e tij më të ulët të këtyre pesë muajve të fundit kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6830 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.