Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt jenit. Ai ra me 0.35 për qind dhe u këmbye me 106.93 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej fillimit të janarit të këtij viti.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, ra në nivelin e tij më të ulët të tre muajve të fundit, në 95.943 . DXY, duke shënuar kështu një humbje prej 1.7 për qind gjatë pesë sesioneve të fundit.
Monedha e përbashkët, euro, shënoi nivelin e saj më të lartë në këto tre muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.14105 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan humbi pikë kundrejt frangës zviceriane dhe u këmbye me 0.9710 dollarë amerikanë për franga, njëkohësisht edhe nvieli i saj më i ulët që prej shtatorit të kaluar.
Ndërsa kundrejt euros, franga zviceriane ishte në nivele të qëndrueshme dhe u këmbye me 1.1072 franga zviceriane për euro.
Paundi britanik u këmbye me 1.2743 dolalrë amerikanë. Ndërsa kundrejt euros, paundi britanik u këmbye me 89.455 euro, duke iu afruar kështu nivelit të tij më të ulët të këtyre pesë muajve të fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.