Dollari amerikan humbi pikë mengjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit dhe u këmbye me 106.95 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët i shënuar gjatë kësaj jave.
Dollari amerikan humbi pikë edhe kundrejt euros dhe u këmbye me 1.0964 dollarë amerikanë për euro.
Dollari amerikan shënoi edhe nivelin e tij më të ulët gjatë kësaj jave edhe kundrejt dollarit të Zelandës së Re dhe u këmbye me 0.6265 USD për NZD.
Kundrejt dollarit australian ai ishte sot në nivele të qëndrueshme dhe u këmbye me 0.6715 dollarë amerikanë për dollarë australianë.
Yuan-i kinez avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.1393 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.