Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të marte lundrejt jenit dhe u këmbye me 109.26 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishtë në nivelin e qendrueshëm prej 98.224 . DXY.
Monedha e përbashkët, euro, rikuperoi mëngjesin e sotëm kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1038 euro për dollarë amerikanë, duke u larguar kështu nga niveli i saj i ulët i tre javëve të fundit.
Paundi britanik u këmbye me 0.8582 euro. Ndërsa kundrejt dollarit amerikan ai u rrit me 0.6 për qind dhe u këmbye me 1.2856 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6326 NZD për USD.
Kurse dolllari australian humbi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6832 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9959 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.