Jeni fitoi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt dollarit amerikan. Ai u rrit me 0.9 për qind dhe u këmbye me 108.72 jen për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.1 për qind, duke shkuar në 97.379. DXY.
Monedha e përbashkët, euro, ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1104 euro për dollarë amerikanë.
Sterlina avancoi kundrejt euros dhe u këmbye me 84.28 sterlina për euro. Ndërsa kundrejt dollarit, sterlina u këmbye me 1.3158 sterlina për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave që lamë pas, sterlina shënoi një rritje prej 1.7 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Yuan-i kinez pati ndryshime shumë të vogla kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.0378 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.