Dollari bie, jeni rritet

27/02/2020 9:03 AM 0 komente

Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit dhe frangës zviceriane, një rënie kjo që ndodhi menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë të infektimit me koronavirus në SH.B.A.

Dollari amerikan humbi pikë gjithashtu edhe ndaj paundit britanik dhe ndaj euros.

Kështu, dollari amerikan ra me 0.35 për qind kundrejt jenit dhe u tregtua me 110.06 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan ra me 0.1 për qind.

Monedha e përbashkët, euro, avancoi me 0.24 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.0902 euro për dollarë amerikanë.

Paundi britanik u rrit me 0.27 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2933 paund britnaik për dollarë amerikanë.

Ëoni i Koresë së Jugut, ra me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1,217.45 ëon për dollarë amerikanë.

Yuani kinez u këmbye me 7.0205 dollarë amerikanë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of