Jeni fitoi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt dollarit amerikan. Ai u rrit me 0.6 për qind dhe u këmbye me 110.54 jen për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 1.4 për qind.
Monedha e përbashkët, euro, avancoi me 1.4 për qind kundrejt dollarit amerikan, dhe u këmbye me 1.0873 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 2.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1782 paund britanikë për dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi me 0.75 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.5873 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.