Dollari ra të martën në nivelin e tij më të ulët në më shumë se 2-1 / 2 vjet, ndërsa oreksi i investitorëve për rrezik u rrit si rrjedhojë e perspektivës së stimulit të mëtejshëm fiskal nga Shtetet e Bashkuara si dhe pritjeve të një rimëkëmbjeje solide globale.
Euro arriti nivelin më të lartë prej dy vitesh e gjysmë kundrejt dollarit, në nivelin e 1.2055 dollarë.
Monedhat që lulëzojnë në kohë oreksi rreziku siç janë euro, paundi, si dhe dollari australianë dhe i Zelandës së Re, të gjitha u ngritën kundrejt monedhës së mesme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.