Euro me rritje të ndjeshme

20/10/2017 9:20 AM 0 komente

Dollari dhe yield-et e obligacioneve amerikane ranë të enjten pas një raporti që Presidenti Donald Trump ishte i prirur drejt Jerome Powell si kryesuesi tjetër i Rezervës Federale.

Powell shihet si më i miri i kandidatëve republikanë. Kreu i tanishëm, Janet Yellen, një demokrate që shihet si një “pëllumb” i politikës, është gjithashtu në listën e shkurtër të Trump, edhe pse disa investitorë presin që Trump të propozojë një republikan në këtë detyrë.

“Qartësia rreth nominimit të Fed do të ishte pozitive për dollarin,” tha Masafumi Yamamoto, strateg i forex strategjisë në Mizuho Securities.

Indeksi i dollarit u rrit 0.2 për qind në 93.494, sërish me rritje prej 0.4 për javën.

Euro sakaq është 1.1808 dollarë, duke u rritur lehtë kësaj jave që ishte në nivelin e 1.1730 dollarë, por sërish më ulët me 0.1 përqind nga java e shkuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of