Dollari forcohet, jeni bie

30/01/2020 9:03 AM 0 komente

Dollari amerikan fitoi pikë kundrejt jenit mëngjesin e ditës së sotme, ku ky i fundit shënoi një rënie me 0.1 për qind kundrejt dollarit dhe u këmbye me 108.90 jen për dollarë amerikanë.

Jeni japonez ka shënuar një rënie prej 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan gjatë këtij muaji, ndërsa kundrejt monedhave të tjera si euros apo dollarit australian ai ka shënuar një rritje përkatësisht me 1.6 për qind dhe 3.9 për qind.

Indeksi i dollarit amerikan ka shënuar sot nivelin e tij më të lartë në dy muajt e fundit kundrejt gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit, duke shkuar kështu në nivelin prej 98.033. DXY.

Monedha e përbashkët, euro, u këmbye me 1.1009 dollarë amerikanë.

Franga zviceriane u këmbye me 0.9729 dollarë amerikanë mëngjesin e sotëm, ndërsa gjatë këtij muaji ka shënuar një rënie me 0.5 për qind.

Lira turke shënoi ndryshime shumë të vogla kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 5.9640 lira turke për dollarë amerikan, shumë pranë nivelit të saj më të ulët të tre javëve të fundit.

Dollari australian ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6732 dollarë australianë për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej mesit të muajit tetor.

Gjatë këtij muaji dollari australian ka shënuar nëj humbje prej 3.9 për qind.

Yuani kinez ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9871 yuan për dollarë amerikanë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of