Dollari u luhat pranë nivelit të tij më të ulët për javën, ditën e enjte, ndërsa investitorët po presin sinjale nga Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell që banka qendrore mund të ndryshojë politikën e saj për të ndihmuar në rritjen e inflacionit.
Euro u luhat në 1,1833 dollarë, afër nivelit më të lartë deri më tani këtë javë, megjithëse pak aktorë të tregut presin ndryshime përpara fjalimit të Powell.
Powell është planifikuar të drejtojë konferencën vjetore të bankierëve qendrorë të Fed.
Investitorët po vënë bast që banka qendrore e Sh.B.A do të prezantojë një kornizë të re politikash që muajin e ardhshëm për të luftuar inflacionin e ulët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.