Dollari amerikan ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e kësaj të marte kundrejt jenit, duke u këmbyer me 110.18 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e karahson atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind, mëngjesin e ditës së sotme.
Monedha e përbashkët, euro, ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1158 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik u këmbye me 1.2723 dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9030 yuan për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6877 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Lira turke u këmbye me 6.0240 dollarë amerikanë, duke humbur pikë në krahasim me një ditë më parë ku u këmbye me 6.0315 lira turke për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.