Dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit, duke u këmbyer me 108.62 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin 97.768. DXY. Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 0.7 për qind.
Moendha e përbashkët, euro u këmbye me 1.1149 dollarë amerikanë.
Sterlina humbi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2449 dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave ajo shënoi një rënie prej 0.5 për qind.
Dollari australian humbi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6945 dollarë australianë për dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave që lamë pas dollari australian humbi 1.4 për qind.
Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.6657 dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave që lamë dollari i Zelandës së Re ra me 1.5 për qind.
Yuan-i kinez avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.8808 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.