Dollari amerikan ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt euros dhe u këmbye me 1.1760 dollarë amerikën për euro, nivel ky që është shumë pranë atij më të lartë të arritur në 5 muajt e fundit.
Kundrejt jenit dollari amerikan u këmbye me 110.62 dollarë amerikanë për jen, jo shumë larg nivelit të tij më të lartë gjatë këtij viti.
Paundi britanik ishte në nivele të qendrueshme kundrejt dollarit dhe u këmbye me 1.3826 paund për dollarë.
Kundrejt frangës zviceriane, dollari shënoi rritje dhe u këmbye me 0.9430 dollarë për franga zviceriane.
Dollari Australian avancoi kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7613 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.7027 dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjatë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin prej 93.015 .DXY.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.