Ekspertët thonë se vlerësimi i dollarit është i pritshëm gjatë kësaj periudhe dhe forcimi i tij do të jetë edhe më i madh në javët në vazhdim.
“Parashikimi është që monedha amerikane të arrijë në 115 lekë në muajt e nxehtë të verës”, thonë ekspertët.
Forcimi i dollarit do të vijë kryesisht si rrjedhojë e dobësimit të monedhës europiane, e cila pritet të dobësohet edhe më tej në treg. Në fakt, euro ka vijuar të dobësohet gjatë këtyre ditëve në tregun vendas, megjithëse me kuota të lehta. Monedha europiane u këmbye sot me 138.02 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.03 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Dobësimi I euros është pasojë e rënies së kërkesës për të në tregun vendas dhe jo rrjedhojë e lëvizjeve në bursat ndërkombëtare, të cilat janë të qeta në pritje të vendimit të Bankës Qendrore Europiane për uljen e normes bazë të interesit.
Dollari Amerikan USD 110.27 +0.59
EURO EUR 138.02 -0.03
Poundi Britanik GBP 171.77 +0.05
Franga Zviceriane CHF 114.80 -0.16
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.