Megjithë stuhinë “Sandy”, e cila përllogaritet të ketë shkaktuar miliarda dollarë dëme ekonomike në SHBA, dollari ka shënuar një ecuri pozitive.
Dollari është këmbyer sot me 108.02 lekë, 0.40 lekë më shumë se një ditë më parë, duke i rivlerësuar nga dobësimi i ditëve të fundit.
Nga ana tjetër euro është dobësuar lehtë gjatë ditës së sotme duke zbritur në nivelet e 139.8 lekë, 0.01 lekë më pak se një ditë më parë. Monedha e përbashkët ka patur një periudhë të mirë në javën e fundit në kursin e këmbimit valutor duke iu afruar kufirit të 140 lekëve.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 108.02 +0.40
EURO EUR 139.80 -0.01
Poundi Britanik GBP 174.67 +1.25
Franga Zviceriane CHF 115.82 -0.06
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.