Dollari në nivele të qendrueshme

26/10/2016 9:30 AM 0 komente

Dollari amerikan e nisi mëngjesin e ditës së sotme në nivele të qendrueshme, ndërsa si pasojë e shkurtimit të normave të interesit dollari australian shënoi rritje.

Në mbledhjen e saj të ardhshme, Banka Shtetërore e Australisë pritet t’i mbajë normat e interesit nën 1.5 për qind.

Dollari australian shkoi në nivelin 0.7709 AUD nga niveli 0.7645 që shënoi një ditë më parë.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte sot në nivelin 98.739. DXY edhe pse gajtë natës arriti nivelin 99.119 .DXY, niveli i tij më i lartë që prej 1 shkurtit.

Edhe monedha euro e nisi ditën e sotme në nivele të qendrueshme. Ajo u këmbye me 1.0890 euro për dollarë, duke lënë pas një periudhë të gjatë në nivele të ulëta.

Sterlina shënoi një rënie prej 0.2 për qind duke u këmbyer me 1.2164 sterlina për dollarë amerikanë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of