Dollari amerikan shënoi sot nivelin e tij më të ulët në dy muajt e fundit. Ai u këmbye me 111.07 dollarë amerikanë për jen, niveli i tij më i ulët që prej 18 shtatorit të këtij viti.
Edhe indeksi i dollarit që e krahsason atë me gjashtë prej homologëve kryesorë ishte në nivelin e tij më të ulët gjatë këtij muaji, në 93.216 .DXY.
Monedha euro avancoi me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1830 euro për dollarë amerikanë, duke iu afruar niveli të saj më të lartë të shënuar gjatë këtij muaji, atij prej 1.1862 euro për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.