Dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u këmbye me 113.93 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë ku u këmbye me 114.55 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në sesionin e mëparshëm.
Indeksi i dollarit amerikan avancoi me 0.1 për qind duke shkuar në nivelin 95.833. DXY.
Ndërsa monedha euro shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.05 për qind dhe u këmnbye me 1.1507 euro për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7064 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Gjatë këtij muaji që lamë pas dollari australian ka humbur 1.2 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3010 paund britanik për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.