Presioni mbi dollarin u lehtësua të premten, teksa monedha po rifiton pikët që humbi në tre javë, ndërsa paundi po vuan pasojat e frikës se nuk do të arrihet një marrëveshje për Brexit deri në fund të 2020-s.
Euro ra me 0.12% ndaj dollarit pas fitimeve të së enjtes kur BQE njoftoi një raund të ri stimulimi në përputhje me pritjet e tregjeve dhe udhëheqësit e BE arritën një kompromis mbi një paketë të ndihmës pandemike.
Paundi ndërkohë ishte ende nën presion në tregtimet e hershme, me rënie prej rreth 0.75% në 1.3193 dollarë, teksa priten në fundjavë negociatat mes britanikëve dhe BE, të cilëve u është thënë se kanë kohë deri në fund të së dielës për të vendosur nëse një marrëveshje tregtare është e mundur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.