Dollari rikuperon, jeni bie

05/12/2019 8:32 AM 0 komente

Dollari amerikan avancoi mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.07 për qind dhe u këmbye me 108.77 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.1 për qind, duke shkuar në 97.551. DXY.

Monedha e përbshkët, euro, u këmbye me 1.1084 dollarë amerikanë.

Franga zviceriane avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.9879 franga zviceriane për dollarë amerikanë.

Paundi britanik u rrit me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3127 paund britanik për dollarë amerikanë.

Dollari australian ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6838 dollarë australianë për dollarë amerikanë.

Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6555 NZD për USD, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej gushtit të këtij viti.

Dollari i Zelandës së Re avancoi me 3 për qind kundrejt dollarit australian gjatë gjithë muajit që sapo lamë pas, dhe u këmbye sot me 1.0457 dollarë australianë.

Dollari kanadez u këmbye me 1.3203 dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se një muaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of