Dollari të hënën u tërhoq nga niveli i tij më i ulët në më shumë se dy vjet, në një rimëkëmbje që u cilësua si e përkohshme, pasi të dhënat që vijnë nga ekonomia amerikane nuk janë shumë pozitive dhe tregjet janë të zhgënjyera për mungesën e stimujve.
“Kjo është vetëm një rritje e përkohshme për dollarin”, tha Edward Moya, analist i lartë i tregut në OANDA në Nju Jork. “Trendi afatgjatë do të jetë dobësia e dollarit.”
Euro ra me 0.2% ndaj dollarit në 1.1942 $, pasi më parë kishte arritur në nivelin më të lartë të tre muajve prej 1.20. Banka Qendrore Evropiane sinjalizoi në fillim të këtij viti se po monitoronte me kujdes kursin e këmbimit euro-dollar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.