Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit dhe u këmbye me 109.26 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht duke iu afruar nivelit të tij më të lartë të pesë muajve të fundit. Gjatë kësaj jave ai shënoi një rritje me 1 për qind.
Dollari amerikan avancoi me 0.9 për qind kundrejt frangës zviceriane dhe u këmbye me 0.9949 dollarë amerikanë për franga zviceriane.
Indeksi i dollarit amerikan qëndroi në nivelin prej 98.136 . DXY. Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 1 për qind.
Paundi britanik u këmbye me 1.2812 dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 24 tetorit.
Monedha e përbashkët, euro, ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1052 euro për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez u këmbye me 6.9779 dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.