Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt euros. Ai u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 1.1301 dollarë amerikanë për euro.
Dollari amerikan fitoi pikë edhe kundrejt jenit, duke u rritur me 0.2 për qind dhe duke u këmbyer me 108.425 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, avancoi me 0.2 për qind, duke shkuar në 96.716. DXY.
Paundi britanik ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2711, njëkohësisht edhe rënia më e lartë në më shumë se një javë.
Pesoja meksikane avancoi me 1.65 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 19.30 peso meksikane për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez ra me më shumë se 0.35 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9366 yuan për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët që prej dhejtorit të vitit të kaluar.
Dollari australian humbi pik ëmëngjesin e kësaj të hëne kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6995 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.