Dollari amerikan shënoi rritje ndaj monedhës së përbashkët mëngjesin e kësaj të enjteje.
Ai u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1967 dollarë amerikanë për euro.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivele të qendrueshme.
Paundi britanik u këmbye me 1.3783 dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.527 yuan kinez për dollarë amerikanë.
Dollari Australian u këmbye me 0.7716 dollarë amerikanë, duke shkuar kështu pranë nivelit të tij më të lartë në tre javët e fundit.
Dollari i Zelandës së re u këmbye me 0.7147 dollarë amerikanë, niveli më i lartë që prej 23 marsit të këtij viti.
Jeni avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 108.82 jen për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.