Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt jenit. Ai u këmbye me 110.55 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët prej 110.31 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin 96.27 .DXY. Gjatë javës së kaluar ky indeks ra me 0.6 për qind.
Monedha euro ishte në nivel të qëndrueshëm mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u këmbye me 1.1430 euro për dollarë amerikanë, duke shënuar kështu edhe rritjen e saj më të lartë të këtyre 13 muajve të fundit.
Lira turke ra me 1.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 6.0962 lira turke për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.