Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 109.85 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe më i larti në më shumë se 5 javët e fundit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm avancoi me 0.2 për qind.
Monedha e përbashkët, euro, ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, dhe u këmbye me 1.1442 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3086 paund për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7230 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.