Dollari amerikan avancoi edhe mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 111.05 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se shtatë javët e fundit.
Monedha e përbashkët, euro, avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit dhe u këmbye me 1.1280 euro për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, avancoi me më pak se 0.01 për qind.
Paundi britanik ra me 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2845 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7114 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.769 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.