Yuani kinez ka patur një performancë shumë të mirë që nga fillimi i këtij viti. Mëngjesin e kësaj të mërkure ai avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.7195 yuan për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 1 shkurtit të këtij viti.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahasona të me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.05 për qind, duke shkuar në 96.501 .DXY.
Monedha e përbashkët, euro u rrit me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1350 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3063 paund britanik për dollarë amerikanë.
Lira turke humbi pikë kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 5.2962 lira për dollarë amerikanë.
Randi i Afrikës së Jugut avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 14.1067 rand për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.