Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit, duke u këmbyer me 112.13 dollarë amerikanë për jen, duke iu afruar kështu nivelit të tij më të lartë të shënuar dhjetorin e kaluar ku u këmbye me 112.16 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit humbi pikë mëngjesin e kësaj të mërkure duke shkuar në 96.908 .DXY.
Monedha e përbashkët, euro, avancoi kundrejt dollarit mëngjesin e ditës së sotme duke u këmbyer me 1.1309 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3057 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7190 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.6668 dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.