Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt jenit. Ai avancoi me 0.1 për qind dhe u këmbye me 107.395 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahasona të me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin 96.107.DXY.
Dollari australian u rrit me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6958 dollarë australianë për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 12 qershorit.
Paundi britanik avncoi me më pak se 0.05 për qind dhe u këmbye me 1.2742 paund britanik për dollarë amerikanë.
Lira turke avancoi me 1.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 5.7219 lira për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.6605 NZD për USD.
Yuan-i kinez ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.877 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.