Dollari ameriakn fitoi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.25 për qind dhe u këmbye me 108.00 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin e qëndrueshëm prej 97.174 DXY.
Monedha e përbashkët euro ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1216 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.2481 paund britanik për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez avancoi me më pak se 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.879 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.