Dollari amerikan fitoi pikë kundrejt jenit mëngjesin e kësaj të premteje, duke u këmbyer me 106.59 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind, duke shkuar në 98.347. DXY.
Monedha e përbashkët, euro, humbi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1067 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik fitoi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2273 paund për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se tre javët e fundit.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6390 NZD për USD, njëkohësisht edhe nvieli i tij më i ulët që prej 8 gushtit të këtij viti.
Yuan-i kinez humbi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.0992 yuan për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej marsit të 2008.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.