Edhe mëngjesin e kësaj të premteje dollari amerikan avancoi kundrejt jenit, duke e lënë këtë të fundit në nivelin e tij më të ulët të këtyre gjashtë javëve të fundit.
Dollari amerikan u këmbye me 108.265 jen.
Gjatë kësaj jave që lamë pas, dollari amerikan shënoi një rritje prej 1.2 për qind kundrejt jenit, duke iu afruar kështu nivelit të tij më të lartë të nëntorit të 2018.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e ditës së sotme.
Ndërsa monedha e përbashkët, euro, ishte në nivele të qendrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1068 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.3 për qind gjatë kësaj jave që lamë pas kundrejt dollarit. Kjo rritje erdhi si pasojë e ndalimit nga ana e Parlamentit britanik të daljes nga BE-ja pa nënshkruar një marrëveshje.
Yuan-i kinez avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.0459 yuan për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 19 gushtit të këtij viti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.