Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt jenit.
Ai avancoi me 0.5 për qind dhe u këmbye me 106.40 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit u rrit me 0.3 për qind, duke shkuar në 98.444. DXY.
Monedha e përbashkët, euro, ra me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1130 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik shënoi nivelin e tij më të ulët kundrejt dollarit amerikan që prej shtatorit të vitit të kaluar. Ai ra me 0.6 për qind dhe u këmbye me 1.2192 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6065 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.