Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit. Ai avancoi me 0.6 për qind dhe u këmbye me 108.55 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.7 për qind.
Monedha e përbashkët, euro, ra me 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.079 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2273 paund për dollarë amerikanë.
Pesoja meksikane ra me 1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 24.429 peso meksikane për dollarë amerikanë.
Edhe lira turke ra po me 1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.6725 lira turke për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.