Dollari zbret në nivelin më të ulët në 3 javë

16/02/2021 4:54 PM 0 komente

Dollari amerikan zbriti në nivelin më të ulët në tre javë, teksa tregtarët u stepën nga perspektive e ekonomisë amerikane, pas të dhënave të dobëta të sondazheve javën e kaluar.

Besimi i konsumatorit amerikan ra papritur në fillim të shkurtit, si rrjedhojë e pesimizmit në rritje për ekonominë tek familjet me të ardhura vjetore nën 75,000 dollarë, sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit.

Kundrejt një shporte monedhash, dollari u dobësua 0.2% në 90.13, niveli i saj më i ulët që prej 26 janarit. Ai ka rënë 1.5% gjatë tetë seancave të fundit tregtare.

Euro u rrit 0.3% në 1.2166 $, duke testuar rezistencën në këto nivele.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of