Doni të jeni një drejtues më i mirë? Të drejtosh – është me të vërtetë e vështirë. Dhe stresuese. Dhe e frikshme. Pra, nëse doni të jeni një lider më i mirë, nga duhet t’ia nisni?
Mos u fokusoni tek njerëzit që drejtoni. Në fillim, përqendrohuni te vetja.
Ky është një nga kushtet që thekson Kimberly Davis te libri Brave Leadership: Unleash Your Most Confident, Powerful, and Authentic Self to Get the Results You Need.
Nëse doni të jeni një lider i madh, duhet të keni kurajën të jeni vetvetja. “Ndërsa mendojmë se është e nevojshme të përshtatemi në një lloj forme apo të ndjekim një tip recete për të marrë rezultate – shkruan Kimberly – liderët më të mëdhenj të planetit janë ata që guxojnë të jenë vetvetja, në mënyrë të vërtetë, konstruktive dhe të fuqishme”.
“Nuk ka formula për të qenë i madh. Nuk ka garanci e tituj që mund t’ju sigurojnë një jetë të suksesshme. Është diçka që duhet ta nxjerrim nga vetja jonë më e thellë”.
Në disa momente – në momente kritike – kur mund të ndiheni i frikësuar dhe disi i paqartë – ju mund ende të jepni një impakt pozitiv. Ju mund ende të drejtoni njerëzit dhe të merrni rezultatet që keni nevojë.
Ne besojmë se më e mira e jonë qëndron më shumë tek ajo që jemi me të vërtetë, jo më pak.
Ne besojmë se çdo njeri ka aftësinë të japë një impakt pozitiv.
Ne besojmë se të gjithë ne jemi më të fortë se sa mendojmë dhe se “fuqia” e vërtetë vjen nga brenda, jo nga titulli apo pozicioni.
Ne besojmë se jemi të ankoruar në qëllimin për të cilin kemi nevojë për të na dhënë ndihmën për të ndërmarrë rreziqe.
Ne besojmë që një veprim të mirëmenduar dhe konstruktiv ia vlen ta ndjekësh.
Ne besojmë që mëshira dhe ndjeshmëria janë të rëndësishme – përqafimi i tyre është vendimtar.
Ne besojmë që gjithnjë mund të jemi më të mirë – dhe se ka gjithnjë diçka për të mësuar dhe rrugë për t’u rritur.
Ne besojmë se ka një lidhje të vërtetë – si një lider, si një prezantues, koleg, si një qenie njerëzore – ky është çelësi i suksesit.
Ne besojmë se rezultatet e mëdha janë thjesht produkt i yni – tregojnë fuqinë dhe autenticitetin tonë.
*Jeff Haden
Burimi: INC