Doni të dini a jua paguan sigurimet punëdhënësi? E verifikoni online

18/01/2017 8:58 AM 6 komente

Nëse keni dyshime që punëdhënësi juaj mund të mos jua paguajë kontributet e sigurimeve ka një zgjidhje të lehtë, pa u detyruar të shkoni tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Tatimet, në bashkëpunim me e-Albania, mundësojnë në faqen e tyre të internetit të e-Albania verifikimin online të pagesës së sigurimeve për punëmarrësit.
Punëmarrësit, në të gjithë vendin, mund të verifikojnë online nga kompjuteri nëse pagesa e kontributit të sigurimeve shoqërore është bërë në mënyrë të rregullt nga punëmarrësi.
Shërbimi elektronik “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit” u mundëson qytetarëve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara (https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=4429). Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Për të aksesuar informacionin rreth sigurimeve duhet dokumenti i identifikimit të përdoruesit, karta e identitetit ose pasaporta biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).
Hapat e procedurës
-Regjistrohuni si qytetar në portal
-Zgjidhni shërbimin “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit”
-Vendosni datën e fillimit dhe datën e përfundimit të periudhës mbi të cilën dëshironi të informoheni dhe klikoni butonin “Afisho”.
Pas këtyre veprimeve, në ekranin e kompjuterit shfaqen menjëherë të dhënat. Të interesuarit e marrin këtë shërbim pa asnjë pagesë në çdo kohë.
Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është 22 000 lekë dhe paga maksimale mujore është 97 030 lekë.
Kontributi për Sigurime Shëndetësore në Shqipëri është 3.4%, ndërsa Kontributi për Sigurime Shoqërore është 24.5%. Punëdhënësi paguan 16.7% të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2% të kontributeve.
Në vite ka rezultuar se ka kompani, që ndonëse u kanë mbajtur kontributet nga paga punonjësve të tyre, nuk i kanë derdhur ato për llogari të shtetit, duke rezultuar debitore.

skema e deklarimit

6
Komente

avatar
2 Comment threads
4 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
5 Comment authors
AnonymousfrediAnonymousOrnelaermal Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Si mund ta instaloj kete aplikacion?!

Ornela
Editor

nuk ka nevoje te instalosh gje, vetem hyr te faqja te link qe ehste ne shkrim, regjistrohu dhe pastaj ndiq udhezimin qe thote aty. eshte pak e komplikuar po funksionon

ermal
Guest
ermal

Nuk punon si aplikacion, pothuejse e pamundur te aksesosh,
dhe ne rastet kur logohesh, pak nga sherbimet jane te vlefhsme.
Do ishte nje aplikacion sh i vlefshem nese do funksiononte!

Ornela
Editor

ne rastin e sigurimeve funksionon, sepse e provuam paraprakisht

Anonymous
Guest
Anonymous

KU BEHET LOG OUT?

fredi
Guest
fredi

kam koh qe e perdor finksionon normalisht