DPT rikujton rishikimin e kësteve të tatim fitimit për peridhën nëntor-dhjetor

16/11/2018 9:55 AM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar mbi rishikimin e kësteve të paradhënieve të tatim fitimit për periudhën nëntor-dhjetor 2018.

Njoftimi i plotë:

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit për rishikimin e kësteve të paradhënieve të tatim fitimit për periudhën nëntor-dhjetor 2018.

Administrata Tatimore bazuar në nenin 30, “Parapagimet”, pika 5 e ligjit nr. 8438, dt. 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe kapitullit 3.13. “Parapagimet (Paradhëniet)”, pika 3.13.4 “Korrigjimi në rritje i kësteve mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin”, germa c, informon tatimpaguesit se është duke rishikuar këstet e paradhënieve të Tatim Fitimit për periudhën nëntor – dhjetor 2018.

Procesi i rishikimit kryhet duke u mbështetur në të dhënat e aktivitetit ekonomik që tatimpaguesi ka deklaruar përmes deklaratave të TVSH-së.

Administrata Tatimore merr në konsideratë edhe të dhëna nga palë të treta, të cilat nuk janë deklaruar nga ana e tatimpaguesit.

Ky proces, i zakonshëm në punën e Administratës Tatimore, ka për qëllim që të sjellë në parametra të kënaqshëm performancën ekonomike dhe fiskale të tatimpaguesve.

Gjithashtu ai kryhet edhe për të ndihmuar tatimpaguesit për të balancuar pagesat e Tatim Fitimit në përfundim të mbylljes së pasqyrave financiare vjetore, si dhe për të mos u krijuar probleme likuiditeti.

Administrata Tatimore, mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat dhe i nxit ata që të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet tatimore.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of