Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati draftin e ri të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Projektligji i rishikuar mban të pandryshuar zbatimin e tatimit progresiv te profesionet e lira në normat 15 deri 23% që nis zbatimin nga 1 janari 2024.
Kjo është hera e katërt që drafti rishikohet. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi për Monitor se drafti i rishikuar s’ka bërë ndryshime për profesionet e lira nga varianti që është diskutuar në dhjetor 2022.
Dhamo tha më herët se drafti prek profesionet e lira që do të paguajnë tatim nga 15 deri 23%, duke nxitur informalitetin për shkak të diferencimit të tatimit. Zbatimi i ligjit sipas tij rrezikon të kthehet në bumerang edhe për biznesin e vogël.
Projektligji i rishikuar sërish parashikon se të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me normat progresive 15 deri 23%. Do të tatohen 15% për qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. Ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%.
Afati
Ligji parashikon hyrjen në fuqi për të vetëpunësuarit dhe entittet në janar të vitit 2024. Ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.
Sërish edhe në draftin e rishikuar parashikohet se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit.
Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet, si: 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare; 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.
Tek shpenzimet e zbritshme përveç pranimit apriori të tyre, përfshihet edhe përllogaritja e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim. Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore, metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në 5 vjet.
Neni 10
E ardhura e tatueshme
- Të ardhurat e mëposhtme konsiderohen si të ardhura të tatueshme të një tatimpaguesi të tatimit mbi të ardhurat personale:
a) Të ardhura nga punësimi;
b) Të ardhura nga biznesi;
c) Të ardhura nga investimet.
Të ardhurat janë të tatueshme pavarësisht nëse paguhen në të holla ose në natyrë.
Të ardhurat në natyrë vlerësohen me vlerën e tregut, për aq sa nuk përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Parimi i tregut, siç përcaktohet në nenin 44, të këtij ligji, zbatohet për transaksionet ndërmjet palëve të lidhura.
Neni 14
Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar
Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10,000,000 lekë, për qëllime të njohjes së shenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme:
Pranimin e një regjimi të vecantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore;
60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;
90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;
70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;
60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;
50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare;
30% të të ardhurave për individët e vetpunësuar; ose
Përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për cdo shpenzim.
Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore, metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në pesë vjet.
Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni përcaktohen sipas aneksit nr. 1 bashkëlidhur këtij ligji.
Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar të cilët kanë aplikuar regimin e vecantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22, të këtij ligji.
Neni 24
Norma tatimore
Të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat progresive të mëposhtme:
Baza tatimore vjetore | Norma tatimore |
0 – 14 000 000 lekë |
15% |
Mbi 14 000 000 lekë | 23% |
Të ardhurat nga investimi tatohen me normat e mëposhtme:
-të ardhurat nga dividentët 8%;
-çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.
Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.
Afati
Për:
- individët tregtarë;
- të vetëpunësuarit, si dhe;
- entittet,
me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0 % nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” më sipër, të cilët furnizojnë shërbime profesionale.
-“Individ i vetëpunësuar”, është çdo person fizik i angazhuar në furnizimin e çdo lloj shërbimi apo i angazhuar në veprimtari të tjera profesionale, të ndryshme nga veprimtaria tregtare.
-“Individ tregtar”, është çdo person fizik i angazhuar në veprimtari tregtare.
-“Entitet” nënkupton çdo shoqëri apo çdo strukturë të organizimeve të korporuara apo të jokorporuara, pavarësisht formës, të natyrës fitimprurëse ose jofitimprurëse, ku përfshihen por pa u kufizuar sa më poshtë: a) çdo formë e kompanive sipas kodit civil ose legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare; organizatat fitimprurese dhe jofitimprurëse; b) ndonjë formë “trusti” i huaj apo strukture të ngjashme; ç) ndonjë formë bashkëpunimi/partneriteti, që ka një formë juridike dhe mund të trajtohet si një tatimpagues i vetëm; çdo formë bashkimi ndërmarrjesh (shoqëri e përbashkët); dh) çdo formë kompanie menaxhimi kapitalesh apo asetesh; e)çdo formë bashkëpunimi/partneritetet pasiv. ë) çdo shoqëri tjetër e krijuar me ligj të veçantë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Keto jane majmunlliqe qe duan te bejne! Ligjet duhet te jene te thjeshta per tu zbatuar, dhe jo ne dore te inspektorit per te bere interpretime! Ku eshte pare qe ai qe shet kumblla dhe molle, te beje 100 mije eur xhiro, dhe mos te derdhe ne shtet taksa dhe tvsh. Nderkohe qe te vetepunesuarit te shkojne me norma 23%. Goditja e fundit per emigrmin e trurit! Reformoni urgjentisht kush i ben keto paketa ne mfe!
nuk eshte kjo risia qe sjell drafti i ri i tatimit mbi fitimin. Drafti ne vetvete shfaq problematika, le vend per interpretim dhe rrjedhimisht per implementim duke rritur kostot e biznesit si dhe te administrates tatimore qe do mbytet nga kerkesat per interpretim. Legjislatori, ben mire ta korigjoj draftin, ta pershtasi sic duhet dhe te mos bazohet ne pacavure drafte te hartuara nga shatrapatra te Bankes Boterore ose FMN-se. Kam pershtypjen se dhe vete Ministria e Finances nuk e ka kuptuar se cfare ka dashur te thote autori me kete ligj. Gjithsesi, persa i perket profesionisteve te lire efekti do… Read more »
E vertete shume kjo. Sikur te mos mjaftonte pandemia qe na la me cen perreth 2 vite , tani po mundohen te nxjerrin perfitim nga profesionet e lira. Jepini more njerezve mundesine te punojne e jo t’ia mbathin nga syte kembet nga Shqiperia. Asgje e mire nuk sjell kjo per personat fizike.
Ne jemi vendi me i korruptuar ne Europe, do vejm tatim per profesionet me te larte ne Europe, edhe ministria pret qe ne tani do deklarojm cdo cent qe te tatohemi.
Nje tatim i drejte dhe qe sprodhon informalitet eshte niveli 5%, keto te tjerat jane nivele vendesh te zhvilluara.
Ketu ka edhe nje idjotesi, smund te dalin te vetepunesuarit te paguajne me shum se te punesuarit, nuk mund te perdorosh te njejtat %.
Vendosni nje flat tax ne nje nivel qe mos te jet nxites per informalitet dhe qe jep barazi midis dy kategorive.
Pikerisht. Nje flat tax 5% eshte e pranueshme. Aq sa e vendos shteti une iki ne Dubai edhe i bej qera ato qe do paguaja taksa ketu, me nje jetese shume here me te mire.