Kontabilisti Sotiraq Dhamo në intervistën për Monitor Brief Insight kërkoi të rishikohet projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, pasi drafti që ka nisur diskutimet në komision Parlamentar të Ekonomisë nuk merr në konsideratë vërejtjet e tyre.
Dhamo tha se nisma jo vetëm që krijon pabarazinë fiskale te të vetëpunësuarit e profesioneve të lira dhe biznesi i vogël, por nxit evazionin dhe pastrimin e parave.
Projektligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.