Nëntëdhjetë përqind e ekonomistëve në Anketën mujore të Bloomberg parashikojnë se presidenti i Bankës Qendrore Evropiane do të lehtësojë politikën monetare në qershor, pasi deklaroi në 8 maj se zyrtarët ndihen ‘të aftë’ të ndërmarrin masa në atë periudhë. Ndërkohë që kjo u mundëson investitorëve të përgatiten për stimuj të mëtejshëm dhe një euro më të dobët, ajo gjithashtu i përgatit ata për një zhgënjim më të madh nëse ai do të dështojë në njoftimin e tyre.
Pothuajse një vit pasi Draghi u zotua të mbështesë rimëkëmbjen e euro-zonës me norma të ulëta interesi, banka qendrore është përballur me një rritje ekonomike mediokër dhe inflacion në më pak se gjysma e objektivit të saj. Kjo ka rritur shanset që krijuesit e politikës të avancojnë reagimin e tyre me masa radikale të cilat ka gjasa të variojnë nga normat negative të depozitave deri tek blerjet e aktiveve.
‘Draghi u angazhua në mënyrë të qartë më parë,’ tha Elëin de Groot, ekonomist në Rabobank në Utrecht, Holandë. ‘Sikundër duhet të dijë cdo bankier tjetër qendror, ai do të rrezikonte reputacionin e tij, dhe forcimin e konsiderueshëm të euros, në qoftë se Banka Qendrore Evropiane nuk do të arrijë sukses në ndërmarrjen e masave në qershor.’
Në anketën e Bloomberg, 47 nga 52 të anketuarit thanë se Banka Qendrore Evropiane do të lehtësojë politikën gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues në 5 qershor në Frankfurt. Një rekord prej 88 për qind thanë se udhëzimi i Draghi mbi normat e interesit, të përmuajshme që nga korriku, ka qenë efektiv. Kjo shifër është rritur nga 48 për qind që shënjonte në shtator, periudhë kur çështja u përfshi për herë të parë në anketë.