Strategjia e Mario Draghi për rigjallërimin e zonës së euros gjason të jetë zhvlerësimi.
Ndërsa presidenti i Bankës Qendrore Evropiane thotë se kursi i këmbimit nuk është një objektiv i politikës, zyrtarët nuk mbajnë secrete në lidhje me miratimin e tyre të zhvlerësimit të monedhës prej 9 për qind. Zhvlerësimi rrit koston e importeve dhe rrit konkurrueshmërinë e eksportuesve, duke ndihmuar përpjekjet në rigjallërimin e inflacionin që të dhënat e nesërme të tregojnë se do të jetë në nivelin më të dobët që nga viti 2009.
Euroja ka rënë nga niveli më i lartë në 2 vjet e gjysëm në maj teksa zyrtarët zbuluan një përzierje të masave stimuluese. Ajo u konsolidua nën 1.30 dollarë kur Draghi reduktoi normat këtë muaj dhe shprehu gatishmëri për t’u rritur bilancin e BQE-së me gati 1 trilion euro ( 1.3 trilion dollar). Detajet e planit për të blerë aktivet ka të ngjarë të publikohen këtë javë pas mbledhjes së Këshilli Drejtues në Napoli, Itali.
Që nga takimi i fundit, anëtarët e Këshillit drejtues i janë bashkuar ‘korit’ të zyrtarëve duke theksuar rolin e euros, ndërsa Draghi deklaroi se zhvlerësimi pasqyron një divergjencë mes Rezervës Federale dhe politikave të Bankës Qendrore Evropiane. Vërejtje të tilla ‘ndjellin’ gjuhën e përdorur në zhvlerësimet konkurruese, ku kombet përpiqen të përforcojnë eksportet duke nxitur zhvlerësimin e monedhave të tyre.