Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero e ftuar në studion e lajmeve në “News 24”,  ka komentuar aksionin antiinformalitet dhe pse do bëhet pjesë e tij edhe biznesi i vogël.

Ajo sqaroi se tashmë do të zhvillohet faza e tretë e këtij aksioni që fokusin kryesor e ka tek biznesi i madh, por shtoi se pjesë e pashmangshme e kontrollit do jetë edhe biznesi i vogël, sidomos 17 mijë bizneset që i përkasin fashës së fitimit nga 5 deri në 8 milionë lekë xhiro.

“Në fokus janë bizneset e mëdha, janë periodike dhe të vazhdueshme. Pastaj ka edhe kontrolle të thelluara. Duhen disa muaj që administrata e përgatit punonjësin, njofton edhe tatimpaguesin janë kontrolle të orientuara. Pastaj kemi edhe kontrolle nga zyra që zhvillohen për 1 apo dy ditë. Gjithashtu janë edhe kontrollet e paparalajmëruara që shihet kuponi, fatura e mallit. Nëse do flasim lidhur me evazionin, vetëm 17 mijë janë në fashën 5 deri 8 milionë. Pra, kjo është fasha që s’mund të mbetet e pakontrolluar”,- tha Vjero.

(BalkanWeb)