6 ish-zyrtarë të Drejtorisë Tatimore Fier janë nën akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mësohet se ka kryer një auditim në lidhje me zbatimin e legjislacionit tatimor për sa i takon procedurave të rimbursimit të TVSH-së në këtë Drejtori Rajonale.
Për periudhën e Maj – Qershor 2013 është kryer rimbursim i paligjshëm për disa subjekte, ndër to mësohen të jenë edhe të lojërave të fatit.
Personat e akuzuar mësohen se janë: ish-Drejtori Rajonal T. Allkushi, ish-Drejtori i kontrollit E.Allkaj, ish-Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimi A.Selimaj, ish-Përgjegjësja e Sektorit E.Idrizi dhe 2 inspektorët A.Brakaj, M.Qorri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.