Ndryshe nga Godina e Doganave që doli jashtë funksionit, ajo e tatimeve të Tiranës i rezistoi tërmetit të 26 nëntorit. Pas inspektimit të thelluar nga specialistët e Institutit të Ndërtimit rezulton se Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës nuk ka dëmtime në strukturë dhe është e sigurt, sipas njoftimit zyrtar të Tatimeve.
Menjëherë pas konstatimit paraprak të dëmit nga tërmeti i datës 26 nëntor, godina është inspektuar nga specialistë të Institutit të Ndërtimit, të cilët vlerësuan nëvojën e një vlerësimi të thelluar mbi qëndrueshmërinë e godinës dhe sigurinë e saj.
Nga inspektimi i dytë i cili përfundoi ditën e sotme, ambientet e Drejtorisë Rajonale të Tiranës u vlerësuan të sigurta ndërsa ka nisur puna për riparimin e dëmtimeve në rifinitura.
Gjatë këtyre ditëve, të gjitha shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit
Pas çertifikimit si godinë e sigurt, punonjësit po vijojnë sot punën në këto ambiente, me kufizimin e përdorimit të ashensorit.
Pasojat nga tërmeti, dëmtohet godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.