Për një rastësi më shumë unike se sa të rrallë, Peugeot 208 dhe Renault Clio rinovohen në të njëjtën kohë. Kështu, Salloni i Gjenevës i vitit 2019-ës kthehet në një ndeshje mbarë botërore mes dy kampioneve franceze të industrisë
Duke e menduar mirë, nuk është se ka shumë sfida të drejtpërdrejta midis makinave më të shitura në Europë. Cilën duhet ta konsiderojmë, për shembull, si rivale të pashoqe të Volkswagen Golf, mbretëreshë e padiskutueshme e tregut kontinental?
Makinën Ford Focus, ndoshta? Në aspektin e shitjeve, po, por sigurisht që nuk përbën një simbol të makinave gjermane, edhe pse prodhohet në Saarlouis. Çfarë mund të themi për Nissan Qashqai, themeluesin e çdo makine moderne crossover? A do të jetë Toyota C-HR konkurrenti më i afërt i saj? Të mos ekzagjerojmë: ato të përbashkët kanë vetëm kombësinë. E para nuk ka as edhe një makinë hibride në gamë, ndërsa tjetra nuk e ka përdorur asnjëherë motorin diesel. E dini cila është e vërteta?
Që në Europë, i vetmi derbi i rangut të lartë, është vetëm një: ajo mes dy makinave të vogla franceze, Renault Clio dhe Peugeot 208. Të dy janë përfaqësuese të denja të industrisë franceze dhe seritë e fundit të dy modeleve kanë mbërritur tashmë në fund të garës në të njëjtën kohë. Një rast më shumë unik se i rrallë që do të prodhojë një sfidë në distancë shumë të afërt: të dyja do të festojnë botërorin e tyre të parë nën të njëjtën çati, atë të Sallonit të Gjenevës.
Por nëse Clio (e cila mbetet makina e dytë më e shitur në Europë) do të përqendrohet tek një evolucion i kujdesshëm i modelit ekzistues, në aspektin e dizajnit të jashtëm, tjetra do të bëjë krejtësisht të kundërtën, duke asgjësuar të gjitha pikat kyçe stilistike aktuale. Një gjë është e sigurt: do të jetë një duel emocionues.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.