Flet Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA
Si e vlerësoni performancën e Bankës në 2017 (deri me tani)?
Jam shume pozitiv dhe i kënaqur nga rezultatet në tërësi deri në fund të 6 mujorit të pare, duke pasur parasysh ambientin shumë sfidues të sektorit bankar dhe veçanërisht efektet e periudhës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në ngadalësimin e proceseve vendim-marrëse tek bizneset.
Ne vijuam të punojmë me përkushtim duke e zhvilluar më tej marrëdhënien afatgjatë me klientët tanë dhe vazhduam të rrisim numrin e klientëve duke sjellë shumë oferta optimale për individë e biznese.
Ne e filluam vitin me një ofertë shumë të mirë kredie personale, që arrin deri në shumën e 2.2 milionë lekëve pa kolateral, depozitat në lekë për investime afatgjata dhe interesa fikse që arrijnë deri në 5% për 5 vjet dhe deri në 7% për 7 vjet. Gjatë marsit ne ofruam paketa dhe kushte kredie speciale për femrat. Në prill ne kemi hedhur në treg kartën më të re të kreditit ‘contactless’ duke ofruar afatin më të gjatë në treg prej 45 ditësh për shlyerjen e detyrimeve dhe mundësine për të paguar vetëm 5% të shpenzimeve të bëra duke u ofruar gjithashtu mundësi klientëve me karta krediti ekzistuese të shijonin përfitimet e kartës sonë. Ne kemi sjellë një oferte shumë interesante për kreditë hipotekore me interesa që nisin nga 1.9% në Euro dhe 2.5% në Lekë dhe disa produkte të depozitave afatshkurtra 10, 15 dhe 21 mujore në Lek në vijimësi të strategjisë sonë të uljes së prezencës së Euros në sistemin financiar shqiptar në mbështetje dhe të strategjisë së Bankës së Shqipërisë për uljen e “Euroizimit” në vend.
Cilat janë avantazhet kryesore të Bankës tuaj?
Avantazhet kryesore të Intesa Sanpaolo Bank Albania nisin me burimet njerezore, duke pasur punonjës shumë profesionistë dhe të përkushtuar që japin më të mirën e tyre në përballimin e suksesshëm të sfidave të biznesit në përditshmëri, gjithmonë në përputhje me Kodin tonë të Etikës duke zbatuar dhe përhapur vlerat tona kryesore: integritet, përsosmëri, transparencë, respekt për cilesitë e veçanta, barazi, njohje të vlerës së individit dhe përdorim të përgjegjshëm të burimeve natyrore.
Avanatazhi ynë i dytë është strategjia e qartë dhe synimi ynë për të ofruar zgjidhje financiare të dedikuara për çdo kategori: individë, biznese të vogla, SME, korporata, bazuar në tipologjinë e tyre me fokus në Agro dhe tek bizneset e drejtuara ose zotëruara nga gratë. Ne mbetemi të përkushtuar të mbështesim vetëm ekonominë reale. Investimet tona në bankingun dixhital dhe në invacion kanë nisur të japin efektet e tyre në pozicionimin e platformave tona të shërbimeve internet e mobile banking si shumë konkurruese, të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur. Ne kemi investuar në të gjithë rrjetin tonë, duke optimizuar Degët dhe Bankomatet, me një pamje të re lehtësisht të aksesueshme dhe me funksionalitete të reja, duke ofruar madje edhe Wifi Falas në të gjitha hapësirat e klientëve, me synimin për t’u ofruar klientëve tanë së pari një shërbim transparent dhe të rehatshëm, që të jep pamjen dhe ndjesinë e shtëpisë, duke ofruar mundësi socializimi dhe zhvillim të marrëdhënieve të biznesit në tavolinat tona të përbashkëta në degë, ku shumë shpejt ata do të mund të përdorin përmes tabletave të gjitha platformat tona dixhitale me asistencën e stafit të bankës.
Cilat janë planet e Bankës për të ardhmen?
Ne do të vijojmë të jemi shumë kërkues ndaj vetes, duke zgjeruar në vijimësi rrjetin tonë të degëve në përputhje me zhvillimin ekonomik të zonave të vendit dhe duke u ofruar klientëve tanë marrëveshjet më të mira për zhvillimin e statusit të tyre ekonomik dhe duke i mbështetur ata të zgjerojnë bizneset e tyre.
Intesa Sanpaolo Bank Albania mbetet e përkushtuar t’i shërbejë vendit për prosperitetin e përgjithshëm të Shqiptarëve dhe të ekonomisë së Shqipërisë.
Si e vlerësoni mjedisin ekonomik dhe ambientin për të bërë biznes në Shqipëri. Cilat janë sugjerimet kryesore në drejtim të përmirësimit të ambientit ekonomik?
Nga pikëpamja ndërkombëtare Shqipëria është pozicionuar mirë duke u përpjekur të jetë konkurruese dhe tërheqëse për investimet e reja të rëndësishme në infrastrukturë dhe skenari ndërkombëtar është përmirësuar ndjeshem. Reformat e brendshme të miratuara tashmë, do të nisin të japin efektet e tyre pozitive duke shtruar rrugën për një klimë më të mirë të zhvillimit të biznesit, ne duhet të kapim këtë ‘trend’ të rëndësishëm favorizues dhe të lundrojmë së bashku me të, drejt rezultateve më të mira për ekonominë në tërësi. Qeveria është treguar bashkëpunuese duke ofruar mundësi të mira me bazë të gjerë në sektorë të rëndësishëm si agrobiznesi, turizmi, eksportet dhe duhet sigurisht të vijojë të shtrojë rrugën dhe hartojë kornizën ligjore për teknologjitë e reja si energjitë e rinovueshme, mjetet elektrike të transportit, …etj.
Cilet sektorë vlerësoni se kanë më shumë leverdi per t’u financuar dhe çfare duhet të bëjë qeveria për të mbështetur këta sektorë në terma afatshkurtër e afatmesëm?
Ne kemi qenë së fundmi të fokusuar në sektorët kryesorë ekonomikë, bizneset e të cilëve kanë nevojë për zhvillim të shpejtë dhe instrumenta financiare për të ecur përpara drejt fazës pasardhëse, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kompanive që synojnë rritjen e eksporteve.
Sistemi financiar është i lidhur ngushtësisht me efektivitetin, likuiditetin dhe fitimet e bizneseve ndaj dhe gama e detyrimeve financiare të ndërsjellta që qeveria dhe bizneset kanë mes tyre është kthyer në një rreth vicioz ankesash, që shpesh krijon vështirësi për të dy palët.
Ne shpresojmë që masat e ndërmarra deri tani dhe ato që priten në vijim, do sjellin si rezultat afatshkurtër një mjedis më të mirë e një klimë me pozitive. Vijimi i përpjekjeve për një proces më transparent dhe më të qartë ligjvënie dhe vendim-marrje me përfshirjen e çdo pale të interesuar do ta përmirësojë me siguri skenën ekonomike, duke përmirësuar në mënyrë direkte dhe jetët e njerëzve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.