Duopoli Nike-Adidas dominon në Euro 2020, shifrat

15/06/2021 12:40 PM 0 komente

Pas shtyrjes vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, janë të shumta sfidat emocionuese që do të shohim mes ekipeve kombëtare, si në fazën e grupeve, edhe në atë me elimimin direkt. Megjithatë në Europian, në fushë do të luhet edhe një sfidë tjetër, që dominon turneun në shumë këndvështrime – ajo mes Nike dhe Adidas.

Dy markat historike të veshjeve sportive kanë krijuar monopol brenda kompeticionit. Nga 24 ekipe, 9 veshin Nike, 8 vishen me Adidas. Pjesa tjetër ndahet mes Puma, marka “e tretë e përjetshme” pas dy gjigantëve, e cila vesh katër prej ekipeve kombëtare duke përfshirë Italinë; tre ekipet e mbetura vishen me kompaninë gjermane të veshjeve sportive Jako, Joma (kompani spanjolle) dhe Hummel (kompani daneze).

Monopoli vihet re edhe në dhjetë marrëveshjet e para më fitimprurëse, 9 prej të cilave janë ose Nike (5), ose Adidas (4). Përjashtim bën marrëveshja e Axurëve me Puma-n, që renditen në vendin e katërt, duke lënë pas Spanjën dhe Rusinë. Në podium qëndron Gjermania (Adidas), Franca dhe Anglia (të dyja Nike).

Dominimi pasqyrohet, si pasojë e dukshme, edhe në të ardhurat e gjeneruara nga marrëveshjet me Federatat. Në total, Adidas derdh në arkat e Kombëtareve rreth 103.3 milionë euro çdo vit, më shumë se gjysma e të cilave, për Gjermaninë, që merr rreth 60 herë më shumë se sa merr Hungaria nga e njëjta markë. Shpenzimet e Nike janë më të larta, afërsisht 117.6 milionë në total, duke filluar nga marrëveshjet me tetë shifra me Francën dhe Anglinë, në pak më shumë se 1 milion që i paguan çdo vit Finlandës dhe Sllovakisë.

Më poshtë është klasifikimi i marrëveshjeve mes sponsorëve teknikë dhe Kombëtareve të Euro 2020

/Calcio & Finanza

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of